Ballina Politika Edmond Spaho thirrje demokratëve të mbështesin Ervin Salianjin, “shpërthen” kundër Berishës e...

Edmond Spaho thirrje demokratëve të mbështesin Ervin Salianjin, “shpërthen” kundër Berishës e Nokës: PD ka rënë në moçal

33
0

Ish-deputet i Partisë Demokratike, Edmond Spaho deklaron se është kundërshtar i vendosur i Ervin Salianjin, por thekson se pavarësisht dallimeve të thella, mbështetja ndaj demokratit është e nevojshme për të ardhmen e PD.

“PD ka rënë në mocal dhe përgjegjësinë kryesore për gjendjen e sotme e ka Sali Berisha, i cili e përdor partinë vetëm për interesat e tij personale,” shprehet Spaho. Ai kritikon gjithashtu Flamur Nokën, të cilin e quan ndër udhëheqësit më të pabesë dhe intrigantë që ka njohur në 35 vitet e tij në PD.

Spaho rikujton se ka pasur përplasje me Lulzim Bashën pas zgjedhjeve të vitit 2021, por gjithmonë me interes të PD dhe jo personal.

Ai shton se gjatë viteve 2023-2025 ka mbajtur qëndrim të qartë në Grupin Parlamentar, duke sugjeruar krijimin e një force politike të re, pavarësisht se kjo ide u konsiderua “herezi” nga Sali Berisha.

Edmond Spaho përfundon me një thirrje: “Është përgjegjësi morale dhe qytetare që të gjithë demokratët të mbështesin Ervin Salianjin, pasi çdo ndryshim është në interes të PD, demokracisë dhe vendit.”.