Galileo Galileli më 28 dhjetor të vitit 1612, bëhet astronomi i parë që vëzhgon planetin Neptun, ndonëse ai gabimisht e quajti atë një yll të palëvizshëm.
Për këtë arsye, Galileo nuk njihet si zbuluesi i Neptunit, megjithëse disa shkencëtarë thonë se në shënimet e tij, astronomi italian thotë se ylli dukej sikur lëvizte, siç është veçoria e planetëve.
Galileo e vëzhgoi Neptunin në dhjetor 1612 dhe më 28 janar 1613.
Shënimet e shkencëtarit sugjerojnë se gjatë vëzhgimit të fundit ai pa Neptunin të lëvizte kur kalonte pranë një ylli, por ai nuk e ndoqi çështjen.



