Ballina Aktualitet Inceneratori fantazmë i Tiranës/ 14 milionë euro nga taksat publike për një...

Inceneratori fantazmë i Tiranës/ 14 milionë euro nga taksat publike për një impiant që s’ekziston. Emirjana Sako ka paguar për llogari të koncesionarit rreth 3 milionë euro

56
0

Inceneratori fantazmë i Tiranës ka përthithur 14 milionë euro gjatë vitit 2025 nga taksat e shqiptareve, pa ofruar shërbimin e premtuar. Bashkia e Tiranës, e drejtuar në pjesën më të madhe të këtij viti nga Anuela Ristani, kryetarja e komanduar nga Edi Rama, ka paguar në 9 milionë euro këtë vit ineneratorit të Sharrës edhe pse impianti i djegies nuk ekziston. Teksa hetimet e SPAK vijojne për inceneratorin e Tiranës, miliona euro publike vijojnë të derdhen drejt një projekti fantazmë.

Një nga aferat më të rënda korruptive të qeverisë së Rilindjes së Edi Ramës, inceneratori fantazmë i Tiranës, ka marrë plot 14 milionë euro gjatë vitit 2025, për një shërbim që nuk është kryer kurrë. Më 19 dhjetor të këtij viti, Bashkia e Tiranës ka paguar faturën e radhës në shumën e rreth 820 mijë euro. Dy ditë më pas, Bashkia e Durrësit, ka paguar rreth 250 mijë euro të tjera. Dy bashkitë kryesore të vendit mbajnë edhe peshën më të madhe të pagesave për depozitimin dhe incenerimin e mbetjeve në landfillin privat të Sharrës, në periferi të kryeqytetit.

Të dhënat zyrtare të Thesarit të Shtetit tregojnë se Bashkia e Tiranës, e drejtuar në pjesën më të madhe të këtij viti nga Anuela Ristani, kryetarja e komanduar nga Edi Rama, ka paguar në llogaritë e koncesionarit ‘Integrated Energy bv” për vitin 2025 plot 9 milionë euro. Bashkia e Durrësit, e drejtuar nga Emirjana Sako ka paguar për llogari të koncesionarit rreth 3 milionë euro. Ndërsa pjesa tjetër e faturave është kryer nga bashkitë më të vogla rreth Tiranës. Tashmë nuk përbën aspak sekret që kompania koncesionare e Sharrës ofron shërbim pjesor.

Djegia e mbeturinave dhe shndërrimi i tyre në energji elektrike, një proces që u faturohet më shumë bashkive, nuk kryhet, pasi impianti i incenerimit nuk është ndërtuar kurrë. Bashkia e Tiranës është përfshirë prej vitesh në një raport të dyshimtë financiar, nëpërmjet aprovimit me anën e firmës së kryebashkiakut Erion Veliaj, i arrestuar prej muajsh për disa raste korruptive që lidhen me aktivitetet e bashkëshortes së tij. Deri më tani, Prokuroria e Posaçme nuk ka evidentuar përgjegjësi penale të Veliajt për aferën e inceneratorit fantazëm, duke marrë të pandehur vetëm zyrtarë të nivelit të mesëm e të ulët, si edhe disa biznesmenë. Hetimet e SPAK-ut nuk kanë penguar hemoragjinë e miliona eurove publike drejt impiantit të djegies, i cili nuk ekziston.