Kanë kaluar rreth 12 vite nga aksidenti i rëndë në ski që i ndryshoi jetën Michael Schumacherit, ndërsa legjenda e Formula 1 vazhdon të jetojë larg vëmendjes publike, nën një privatësi të plotë të vendosur nga familja e tij.
Gjendja shëndetësore e shtatë herë kampionit të botës mbetet e panjohur për publikun dhe ai vazhdon të marrë kujdes mjekësor 24-orësh në rezidencën familjare në Zvicër, e përshtatur si një strukturë mjekësore private.
Vetëm një rreth shumë i ngushtë njerëzish, përfshirë bashkëshorten Corinna, fëmijët dhe disa miq të vjetër nga Formula 1, lejohen ta vizitojnë, ndërsa familja ka refuzuar vazhdimisht të japin detaje për të ruajtur dinjitetin e tij.
Deklarata të rralla nga persona të afërt kanë lënë të kuptohet se Schumacher nuk pritet të rikthehet më në publik, megjithatë ai mbetet një figurë e përjetshme e sportit botëror, me shtatë tituj kampioni dhe 91 fitore në Formula 1, duke u konsideruar nga shumëkush si një nga pilotët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.







