Ballina Politika Alarmi i Shehajt: Banda e AKSHI-t ka “futur duart” tek Kadastra dhe...

Alarmi i Shehajt: Banda e AKSHI-t ka “futur duart” tek Kadastra dhe ka ndryshuar pronarët!

56
0

Deputeti i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka lëshuar një denoncim bombë, teksa ka ngritur alarmin se grupi kriminal i AKSHI-t ka futur duart tek Kadastra duke ndryshuar pronarët e pronave. Përmes një postimi në rrjetet sociale Shehaj e cilësoi këtë situatë si një kërcënim të drejtpërdrejtë për pronën dhe sigurinë juridike të çdo qytetari.

Postimi i plotë

Para disa ditësh, një miku im më shkruajti e më tha: “Mora përgjigje të analizave të gjakut në e-Albania.

Çfarë do të thotë kjo, që Mirlinda Karçanaj dhe banda e saj, apo edhe qeveria, dinë çdo lloj informacioni? Dinë edhe përgjigjet e analizave të gjakut që mora unë?”

Përgjigja është: Po! Absolutisht, po.

Por jo vetëm kaq. Çfarë është më e rëndë, është që SPAK-u ka zbuluar që, nëpërmjet AKSHI-t, kanë futur duart në Kadastrën, kanë ndryshuar pronarët e disa pronave dhe për këtë po heton SPAK-u.

Është e paimagjinueshme pushteti që ka AKSHI, dhe drejtoresha e Edi Ramës që vazhdon të jetë në detyrë, pavarësisht se SPAK-u e ka vendosur në arrest në shtëpi.

Mund të fusin duart kudo! Kanë në dorë pronat tona.

Kanë çdo lloj informacioni që ka të bëjë me jetën tonë të përditshme: nga gjendja jonë shëndetësore, sëmundjet, ilaçet, hyrjet dhe daljet në Shqipëri, gjobat që marrim.

Çdo lloj informacioni që kalon nëpërmjet AKSHI-t është në dorë të Mirlinda Karçanaj, për të cilën SPAK-u thotë që është pjesë e një bande kriminale.

Dhe Edi Rama vazhdon ta mbajë në detyrë.

Duhet të zgjohemi! Është skandal ajo që po ndodh.

Jeta jonë, jeta e çdo qytetari të Shqipërisë, është në duart e Mirlinda Karçanaj, një anëtare e një bande kriminale, që Edi Rama vazhdon ta mbajë në detyrë.