Ballina Politika Kurti fitoi zgjedhjet, urimi i Ramës: Fitorja, të kthehet në sukses e...

Kurti fitoi zgjedhjet, urimi i Ramës: Fitorja, të kthehet në sukses e në mbarësi për Kosovën

37
0

Kryeministri Edi Rama ka uruar për fitoren e zgjedhjeve, Albin Kurtin.

Përmes një mesazhi në X, kreu i qeverisë shqiptare në urimin e tij theksoi që ky sukses i Kurtit të kthehet në mbaresipër Kosovën.

“E kam uruar kryeministrin e rizgjedhur të Kosovës, për fitoren domethënëse dhe uroj që mandati i konfirmuar nga populli i Kosovës për Albinin e për partinë e tij, të kthehet në sukses e në mbarësi për Kosovën, si edhe për marrëdhënien vëllazërore mes dy shteteve tona. Gëzuar🇦🇱🎄🇽🇰”, shkruan Rama.