Ballina Aktualitet Sadushi: Stoku i dosjeve u ul në 61%, por presioni në Gjykatën...

Sadushi: Stoku i dosjeve u ul në 61%, por presioni në Gjykatën e Apelit rrezikon sistemin

37
0

Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka deklaruar para mediave se stoku i dosjeve është ulur në 61%, duke treguar përmirësim në menaxhimin e ngarkesës.

Ai gjithashtu nënvizoi se Gjykata e Lartë ka ruajtur funksionimin e sistemit pavarësisht presionit të vazhdueshëm strukturor.

“Në vitin 2025, organet publike rezultojnë gjyq-humbëse në 50.5% të rasteve, ndërsa në fushën penale prokuroria ka një normë 18.4% gjyq-humbëse. Kolegji administrativ vazhdon të shfaqë performancë të lartë, ndërsa transparenca mbetet prioritet kryesor.”– ka treguar ai.

Sadushi nënvizoi se bashkëpunimi ndërkombëtar është rritur dukshëm, por paralajmëroi se çdo ngarkesë e krijuar në shkallë të parë dhe apel mund të bëhet problem për Gjykatën e Lartë.

Ai u shpreh se Gjykata e Apelit përbën hallkën më kritike të sistemit, e cila rrezikon aftësinë për të përballuar presionin për shkak të mungesës së kapaciteteve.

“Kjo tregon se një sistem nuk mund të mbështetet pafundësisht në sakrifica individuale. Qytetari kërkon funksion të drejtë dhe efikas”, deklaroi Sadushi.