Ballina Aktualitet Ligji ‘Për Barazinë Gjinore’ dërgohet në GJK/ Pano: Ky ligj as nuk...

Ligji ‘Për Barazinë Gjinore’ dërgohet në GJK/ Pano: Ky ligj as nuk duhej të ishte miratuar

30
0

Koalicioni Shqiptar Pro familjes dhe Jetës dhe Diaspora Shqiptare kanë depozituar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë padi për anulimin e ligjit “Për Barazinë Gjinore”. Përfaqësues të Koalicionit dhe Diasporës në një deklaratë për mediat, kanë argumentuar arsyet se përse kushtetuesja duhet ta anulojë këtë ligj, i miratuar në parlament në Nëntor të këtij viti.

Koalicioni Shqiptar pro Familjes dhe Jetës dhe Diaspora Shqiptare kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese ligjin për “Barazinë Gjinore”. Këtë të hënë, përfaqësues të Koalicionit dhe Diasporës kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë prej afro 200 faqesh për anulimin e këtij ligji, i cili godet familjen dhe fëmijët. Përpara dorëzimit të kërkesës në gjykatë, drejtues të Koalicionit dhe diasporës kanë dhënë një deklaratë për mediat, duke artikuluar arsyet se përse ky ligj, tashmë i miratuar, duhet të hidhet poshtë nga Gjykata Kushtetuese

Ligji “Për Barazinë Gjinore” u miratua nga Kuvendi i Shqipërisë më 6 nëntor 2025, ku 77 deputetë votuan pro, 36 votuan kundër, ndërsa 22 deputetë, edhe pse ishin të pranishëm, çuditërisht as nuk denjuan të votonin.