Ballina Politika Berisha: Nuk largohemi nga sheshi pa shporrur binomin Rama-Balluku! Gys Agasi rrahu...

Berisha: Nuk largohemi nga sheshi pa shporrur binomin Rama-Balluku! Gys Agasi rrahu me grushta Ulsi Manjën me porosi nga Kapoja

27
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e tij në ‘Foltoren’ para kryeminsitrisë ka bërë të ditur se, opozita nuk do të largohet nga sheshi pa shporrur binomin e korrupsionit ‘Rama-Balluku’.

Sipas tij, Ergys Agasi ka rrahur me grushte në zyrë Ulsi Manjën, kur ky i fundit ishte ministër i Drejtësisë, sepse e kishte porosi nga kapoja, Edi Rama.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, nderimin më të madh për ju, misionare dhe misionarë të pamposhtur që qëndroni në lartësinë e idealeve tuaja.

Idealeve më fisnike të njeriut.

Idealeve të lirisë.

Qëndroni dhe do qëndrojmë në këtë shesh, Sheshin e Lirisë, gjersa nga ajo ndërtesë të shporrim binomin që ka vjedhur dhe ka përçmuar më shumë shqiptarët në tërë historinë tonë kombëtare, Edi Ramën dhe Lubi Ballukun.

Të dashur miq, një vajzë para meje, para jush, ftoi këtu që Edi Ramën të mos e quajmë më kryeministër.

Unë u ftoj ju dhe shqiptarët që sot e tutje, Edi Ramën ta thërrasim me gjuhën, fjalorin, zhargonin e koordinatorit të tij, Gys Agasi, Kapoja.

Në të gjithë gjuhën, edhe kur rrihte me grushta Ulsi Manjën në zyrat e tij, i thoshte se më ka urdhëruar Kapoja.

Pra, nuk janë më zyrtarë, por këta janë një bandë që nuk e ka parë ndonjëherë kjo tokë dhe e pashembullt jo vetëm në Shqipëri, por u garantoj dhe as në Europë dhe botë ndoshta.