Ballina Aktualitet Vlora 4 ditë pa ujë/ Beqiraj-kryebashkiakes: Shut the fuck up!

Vlora 4 ditë pa ujë/ Beqiraj-kryebashkiakes: Shut the fuck up!

18
0

Ekspertja e ekonomisë, Irena Beqiraj, ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryebashkiakes së Vlorës, Brunilda Mersini, lidhur me situatën e mungesës së ujit në qytet prej 4 ditësh.

Në një reagim në rrjetet sociale, Beqiraj lëshon kritika të drejtpërdrejta ndaj mënyrës se si Mersinaj ka komunikuar me qytetarët në lidhje me kërkesat e tyre të ligjshme, duke theksuar se në raste të tilla heshtja është më dinjitoze sesa justifikimet publike.

‘Ndonjëherë duhet shumë më shumë kurajo të heshtësh. Sepse në raste të tilla heshtja nuk është më boshllëk; është jo vetëm vetërespekt, por edhe prova e thjeshtë dhe e qartë që ke pjekurinë e mjaftueshme për të kuptuar se të heshtësh është i vetmi shpërblim që mund t’u ofrosh atyre të paktëve që të kanë votuar.

Shut the fuck up!’, shkruan Beqiraj në reagimin e saj.