Ballina Kronika Zjarri shkrumbon një kioskë dhe dy automjete, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshëm

Zjarri shkrumbon një kioskë dhe dy automjete, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshëm

40
0

Një zjarr ka përfshirë  në orët e para të mëngjesit një njësi shërbimi në fshatin Xhyrë, në krah të aksit nacional Librazhd–Përrenjas.

Në operacion për shuarjen e flakëve morën pjesë dy automjete zjarrfikëse dhe 10 efektivë. Si pasojë, u dogj plotësisht një kioskë në pronësi të shtetasit Skënder Gega nga fshati Xhyrë si dhe dy automjete të parkuara pranë saj.

Ndërkohë, u shpëtuan nga flakët dy kioska të tjera në afërsi dhe një automjet tjetër i parkuar pranë vatrës së zjarrit.

Burime bëjnë me dije se shkaku i zjarrit mbetet për t’u përcaktuar, por ka dyshime të forta edhe për një zjarrvënie të qëllimshëm. Mes automjeteve të djegura është edhe një automjet me targa greke, në pronësi të një emigranti të kthyer në vendlindje për festat e fundvitit.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar. Në vendngjarje ishte e pranishme edhe Policia e Shtetit, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.