Ballina Politika Pagoi baxhanakun 800 herë brenda vitit/ Rama: AKSHI është krenaria jonë

Pagoi baxhanakun 800 herë brenda vitit/ Rama: AKSHI është krenaria jonë

27
0

Edi Rama që ka dalë para gazetarëve duke prezantuar arritjet e “mëdha” të qeverisë së tij. Ka përdorur përballjen më gazetarët për të vlerësuar edhe inteligjencën artificiale. Për të cilën tha se ka punuar dhe ka një vlerësim të madh për AKSHI-n.

Nëse nuk ju kujtohet ky institucion tashmë është i rrethuar nga SPAK dhe hetuesit e BKH për vjedhje të çmendura të parave publike në të gjithë tenderat e zhvilluar. Shiritat “skenë krimi” nuk kanë nevojë të fotografohen. Mund të lexosh vetëm mesazhet që tashmë janë bërë publike të personazheve, për të kuptuar se çfarë ndodhte në këtë institucion që është cilësuar kopshti personal i Edi Ramës.

“AKSHI është një institucion krenarie për ne. Që të jemi shumë të qartë bashkë. Jo për të ulur kokën por për të qenë krenar. Është një institucion për të qenë krenar sepse kur duhej të shkonit të mbanit radhë për çdo letër, edhe për një certifikatë të gjendjes civile dhe kur ata që ishin jashtë duhej të vinin këtu”…. tani jo.

Sipas Ramës, “620 miliardë lekë  që janë 620 milionë euro ka kursyer AKSHI për shqiptarët falë digjitalizimit”. “Këtë nuk e them unë është studim ndërkombëtar”.

Por Rama harroi të në thotë se sa tendera e pagesa ka marrë baxhanaku i tij nga kjo strukturë që kontrollohej totalisht prej tij dhe njerëzve të tij të besuar Agasi e Karçanaj.