Ballina Lifestyle Gjendet e pajetë në një hotel vajza e aktorit të njohur hollivudian

Gjendet e pajetë në një hotel vajza e aktorit të njohur hollivudian

41
0

Victoria Jones, vajza e aktorit Tommy Lee Jones, u gjet e pajete në San Francisko, sipas mediave të huaja.

34 vjeçarja dhe u gjet e pajetë në një hotel luksoz në orët e para të mëngjesit. Shkaku i vdekjes mbetet i panjohur.

Victoria ishte vajza e aktorit 79-vjeçar, fitues i çmimit Oscar, dhe Kimberly Clafley. Ish-çifti kanë edhe një djalë, Austin Jones, 43 vjeç. 34 vjeçarja kishte bërë paraqitje të kufizuara në aktrim si e re, së pari në filmin e vitit 2002 të babait të saj, “Men in Black II”.