Ballina Kronika Dy aksidente në Rrugën e Kombit, përplasje në seri dhe përmbyset autoambulanca

Dy aksidente në Rrugën e Kombit, përplasje në seri dhe përmbyset autoambulanca

21
0

Dy aksidente janë shënuar në Rrugën e Kombit, si pasojë e ngricës dhe akullit që ka përfshirë segmentet rrugore. Mjetet janë përplasur në seri, ndërsa një autoambulancë është përmbysur gjatë ndërhyrjes në zonë.

Sipas informacioneve paraprake, disa automjete kanë rrëshqitur për shkak të akullit në rrugë, duke shkaktuar një aksident masiv. Si pasojë, raportohet për disa persona të plagosur.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës për të dhënë ndihmën e nevojshme dhe për të menaxhuar situatën, ndërsa qarkullimi në Rrugën e Kombit është vështirësuar. Shkak kryesor i aksidenteve dyshohet akulli në rrugë.