Ballina Kronika Vrasja me tritol në Shkodër, si ranë në gjurmët e policisë 4...

Vrasja me tritol në Shkodër, si ranë në gjurmët e policisë 4 të rinjtë? Kamerat kapin momentin kur 27-vjeçari vendos lëndën plasëse, dëshmitë kontradiktore të të arrestuarve

43
0

Autori i vendosjes së tritolin në panelin elektrik të pallatit ku jetonte Hysni Ymeri është 27-vjeçari Gerti Bushati.

Getri Bushati dyshohet se është  paguar nga 2 të tjerët, por gjithashtu grupi hetimor ka dyshime se mund te ketë persona të tjerë që i kanë urdhëruar këta shtetas për të kryer vrasjen.

Nga autoritet, 27-vjeçarit Gerti Bushati i janë sekuestrua rrobat që ka përdorur ditën e vendosjes së tritolit. Gjithashtu Bushati kapur nga kamerat e sigurisë teksa vendos lëndën plasëse brenda panelit.

Pas ngjarjes u shoqëruan disa persona, që janë identifikuar nga kamerat e sigurisë për gjatë zonës. Mes të shoqëruar kanë qenë edhe shtetasit e arrestuar ditën e sotme, Gerti Bushati, Ergys Ibrahimi, Edison Hasaj dhe Gjergji Zefi.

Më pas këta shtetas janë lënë qëllimisht në një ambient të mbikëqyrur nga grupi hetimor.

Të rinjtë kanë komunikuar me njëri tjetrin, por pa e ditur se mbaheshin nën vëzhgim, por ndërkohë në deklarimet e tyre pasi u arrestuan dëshmitë kanë qenë kontradiktore si dhe njëkohësisht, grupi hetimor ka ende të paqartë dhe motivin e vrasjes me telekomandim të 67-vjeçarit Hysni Ymeri.