Ballina Aktualitet ‘Nuk ka akt-ekspertimi’/ Si refuzoi gjykata kërkesën e prokurorisë për sekuestrimin e...

‘Nuk ka akt-ekspertimi’/ Si refuzoi gjykata kërkesën e prokurorisë për sekuestrimin e 20 pasurive të Abules e Boçit

0
44

Nga Elton Qyno 

Mos administrimi i një akt-ekspertimi në dosjen hetimore të regjistruar nga prokuroria e Tiranës ndaj Kristian Boçit, mikut të Erjon Veliaj, Elman Abules, Vladimir Avramit, Ender Boçit dhe personave të tjerë, ka çuar gjykatën të refuzojë kërkesën e akuzës për sekuestrimin e rreth 20 pasurive.

Gjyqtari Altin Abdiu, ka konstatuar pikërisht mungesën e këtij akt-ekspertimi financiar, duke dalë në përfundimin se kërkesa e prokurorisë së kryeqytetit, duhej të mos pranohej pasi ishte e paqartë për të ardhurat e ligjshme (që justifikohen) dhe të paligjshme (që nuk justifikohen) nga personat e proceduar për llogari të këtij procedimi penal.

Pavarësisht rrëzimit të kërkesës, mësohet se prokuroria e Tiranës është duke vijuar veprimet hetimore për akuzën e “Pastrimit të produkteve të veprës penale”.

Tashmë çështja, ka mbetur në pritje të administrimit në dosje të aktit të ekspertimit financiar, ku pas njohjes me rezultateve përfundimtare të këtij ekspertimi, prokuroria e Tiranës do marrë vendimin ose jo, për të çuar kërkesën në gjykatë për konfiskimin e rreth 20 pasurive me vlerë gati 50 milion euro.

Miku i Erjon Veliaj, Elman Abule, që sot në Tiranë konsiderohet biznesmen i suksesshëm, në vitin 2004-2005, ka qënë në Belgjikë një hajdut i dhunshëm, duke përdorur çelësa të kopjuar dhe metodën e thyerjes.

Drejtoria e Interpolit në 12 shtator 2023 është informuar se Elman Abule rezulton i dënuar më datë 17 janar 2007, nga Gjykata e Antvvep, me 30 muaj burg për veprën penale të “Vjedhje me thyerje ose duke përdorur çelësa të kopjuar dhe krijim bande”, duke u dënuar ky shtetas me 2 vjet burg me kusht dhe 1 vit vit në burg për “krijim bande”.

Gjithashtu, rezulton se miku i Abules dhe ish-ortak me subjektin “Rametal” dhe shoqërinë tjetër “Ferro Chrome Holding”, ka qenë Kristian Boçi, i përfshirë në veprimtari të paligjshme dhe i arrestuar në vitin 2011 në Itali, i cili njihet për lidhjet e tij dhe me persona të tjerë të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve si Eldi Dizdari./syri