Ballina Lifestyle Actor Awards 2026: Lista e plotë e nominimeve

Actor Awards 2026: Lista e plotë e nominimeve

0
37

Nominimet për Actor Awards 2026, të njohura si SAG Awards, janë shpallur zyrtarisht.

Aktorja e serialit “Abbott Elementary”, Janelle James, dhe ylli i “Heated Rivalry”, Connor Storrie, prezantuan kandidatët e këtij viti të mërkurën në kanalin zyrtar të Netflix në YouTube, pas një hyrjeje nga presidenti i SAG-AFTRA, Sean Astin.

Ky është viti i parë që ceremonia mban emrin Actor Awards, një ndryshim i njoftuar në nëntor, me qëllim që të lidhet më ngushtë me statujën ikonike të çmimeve dhe të theksojë sindikatën e aktorëve që qëndron pas tyre.

Ceremonia do të transmetohet drejtpërdrejt në Netflix, të dielën, më 1 mars, në orën 20:00. Moderatori i mbrëmjes ende nuk është bërë publik.

Gjatë ceremonisë, Harrison Ford do të nderohet me Çmimin për Arritje Jetësore, si një nga figurat më legjendare të aktrimit.

Mes emrave që mbetën jashtë listës këtë vit janë:

Cynthia Erivo për filmin “Wicked: For Good” (ndërsa bashkë-ylli i saj Ariana Grande u nominua)

Dwayne Johnson dhe Emily Blunt për “The Smashing Machine”

Adam Sandler dhe George Clooney për “Jay Kelly”

Gjithashtu, i gjithë kasti i filmit “Sentimental Value” nuk mori asnjë nominim. Në mënyrë surprizuese, të gjitha filmat dhe interpretimet në gjuhë të huaj u lanë jashtë, përfshirë aktorin Wagner Moura dhe filmin e tij “The Secret Agent”.

Lista e nominimeve të SAG Awards:

Nominimet kryesore – Film

Aktori më i mirë në rol kryesor

Timothée Chalamet – Marty Supreme

Leonardo DiCaprio – One Battle After Another

Ethan Hawke – Blue Moon

Michael B. Jordan – Sinners

Jesse Plemons – Bugonia

Aktorja më e mirë në rol kryesor

Jessie Buckley – Hamnet

Rose Byrne – If I Had Legs I’d Kick You

Kate Hudson – Song Sung Blue

Chase Infiniti – One Battle After Another

Emma Stone – Bugonia

Kasti më i mirë në film

Frankenstein

Hamnet

Marty Supreme

One Battle After Another

Sinners

Nominimet kryesore – Televizion

Aktori më i mirë në serial dramatik

Sterling K. Brown – Paradise

Billy Crudup – The Morning Show

Walton Goggins – The White Lotus

Gary Oldman – Slow Horses

Noah Wyle – The Pitt

Aktorja më e mirë në serial dramatik

Britt Lower – Severance

Parker Posey – The White Lotus

Keri Russell – The Diplomat

Rhea Seehorn – Pluribus

Aimee Lou Wood – The White Lotus

Ansambli më i mirë në serial komedi

Abbott Elementary

The Bear

Hacks

Only Murders in the Building

The Studio

Stunt Awards

Performanca më e mirë në film

F1

Frankenstein

Mission: Impossible – The Final Reckoning

One Battle After Another

Sinners

Performanca më e mirë  në serial

Andor

The Last of Us

Stranger Things

Squid Game

Landman