Ballina Politika Përmbytjet në Durrës, Ilirjana Kuçana kallëzon në SPAK Bashkinë: Hidrovori 19 mln...

Përmbytjet në Durrës, Ilirjana Kuçana kallëzon në SPAK Bashkinë: Hidrovori 19 mln euro, qyteti 3 ditë nën ujë

72
0

Durrësi është një nga qarqet më problematike sa i përket përmbytjeve si pasojë e përmbytje nga reshjet intensive të shiut.

Ilirjana Kuçana, anëtare e Këshillit Kombëtar të PD, ishte sot në Prokurorinë e Posaccme ku ka kallëzuar Bashkinë e Durrësit, Ministrinë e Bujqësisë dhe Drejtorinë e Kullimit për “shpërdorim detyrë”.

Sipas saj është keqmenaxhimi i situatës nga institucioneve ajo që ka ccuar në krijimin e problematikave të tilla me pasoja të mëdha.

“Çështja ka kaluar për mos kompetencë në Prokurorinë e Durrësit, e cila e ka “larë” me shishen e verës së Ergys Agasit 33 mijë euro dhe deri më sot unë nuk jam thirrur dhe nuk kam informacion se çfarë ka ndodhur me përmbytjen e 2025.

Rikthehemi tek përmbytja e 2026. Kemi një investim rreth 19 mln euro për hidrovorin ku vetë zonja Sako në statusin e saj, thotë që Durrësi nuk do të ketë më probleme me përmbytje. Jo vetëm që ka 3 ditë nën ujë, por keni parë që këta kanë arritur të përmbysin edhe Gjirokastrën, E kuptoni se çfarë bande e strukturuar kriminale janë. I bëj thirrje drejtuesit të ri të SPAK Klodian Barahos të merret personalisht dhe seriozisht me këtë kallëzim, pasi bëhet fjalë për 400 mijë banorë të Durrësit dhe jo vetëm, pasi janë përmbytur edhe zona të tjera. Ju siguroj se nuk është përmbytje dhe çështje Zoti. Kam ardhur këtu të bëj përgjegjës atë që mendon se është zoti i shqiptarëve, Rama që në shërbim ka vënë djajtë e tij”, tha ajo.