Ballina Sport Vendimi trondit Mario Mitajn/ Trajneri e nxjerr përfundimisht jashtë mbrojtësin e Kombëtares

Vendimi trondit Mario Mitajn/ Trajneri e nxjerr përfundimisht jashtë mbrojtësin e Kombëtares

45
0

Mario Mitaj shfaqet sërish jashtë planeve të Al Itihad. Trajneri Serxho Konseisao nuk e ka përfshirë në listën e skuadrës, që po luan sot përballë Al Kholod.

Është ndeshja e tretë radhazi në kampionat që nuk është i gatshëm, ndërsa herën e parë ndodhi për shkak kartonësh. Sa u përket dy sfidave të fundit, nuk është preferuar nga vetë trajneri portugez.

Mitaj është përfolur për një rikthim në Europë. Konseisao ndërkohë po ndjek të njëjtën rrugë si Lorent Blank me mbrojtësin shqiptar.

Kampionët e Arabisë Saudite e transferonin Mitajn, pasi i bindi në huazim. Rreth 5 milionë euro përfitonte Lokomotiva e Moskës akoskohe nga kjo lëvizje. Për këtë duket se po pritet oferta e duhur, që 22-vjeçari të ndryshojë ekip.