Ballina Aktualitet FOTO/ Kryebashkiaku Arbana: Bashkia Shijak në terren, mbështetje maksimale për banorët e...

FOTO/ Kryebashkiaku Arbana: Bashkia Shijak në terren, mbështetje maksimale për banorët e prekur nga përmbytjet

58
0

Në vijim të reshjeve të fundit dhe rrezikut të përmbytjeve, Bashkia Shijak, me mbështetjen e Kryeministrit Rama dhe qeverisë, ka angazhuar të gjitha strukturat përkatëse për menaxhimin e situatës dhe mbështetjen e qytetarëve të prekur.

Masat dhe veprimet kryesore:

*Pastrim dhe sistemim rrugësh dhe kanalesh kulluese, për të garantuar qarkullimin e lirë dhe sigurinë e qytetarëve.
*Kontroll dhe pastrim i pusetave, për parandalimin e përmbytjeve dhe funksionimin normal të rrjetit kullues.
*Shpërndarje pakosh ushqimore dhe ndihmash për familjet e prekura.
*Vlerësim dhe dokumentim i dëmeve në banesa, biznese dhe infrastrukturë, për një proces transparent dhe mbështetje të drejtë për qytetarët.

Institucionet e angazhuara:
Sektori i Shërbimeve, Zjarrfikësit, Emergjencat Civile janë në gatishmëri të plotë dhe punojnë paralelisht në terren, duke qenë pranë qytetarëve dhe duke koordinuar çdo hap.

Thirrje për qytetarët:

*Raportoni çdo problematikë pranë strukturave përgjegjëse.
*Bëni vetëdeklarimin e dëmeve nëse nuk jeni kontaktuar ende nga grupet e terrenit.

Bashkia Shijak falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe siguron se të gjitha masat do të vazhdojnë deri sa situata të normalizohet plotësisht.