Ballina Kronika Shkodër/ Përshtatën banesën si “shtëpi bari” duke vjedhur energji, sekuestrohet lënda narkotike....

Shkodër/ Përshtatën banesën si “shtëpi bari” duke vjedhur energji, sekuestrohet lënda narkotike. Arrestohet 49-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori i tij

39
0

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër ndaluan shtetasin H. M., 49 vjeç, për veprat penale: “Kultivimi i bimëve narkotike”, në bashkëpunim; “Vjedhja e energjisë elektrike dhe impulseve telefonike”, në bashkëpunim; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Ky shtetas dyshohet se ka bashkëpunuar me shtetasin A. V., 35 vjeç, për përshtatjen e një banese në lagjen “Ndoc Mazi”, për kultivimin e bimëve narkotike, me pajisje që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Gjithashtu, nga kontrolli në banesën e shtetasit H. M., më datë 08.01.2025, u gjetë 1 pistoletë sportive pneumatike pa numër, municion luftarak dhe 1 automjet, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Vijon puna për kapjen e 35-vjeçarit.