Ballina Politika Vangjeli: Mirëmbajtja e Tunelit të Llogarasë, tjetër kosto e fshehur për shqiptarët,...

Vangjeli: Mirëmbajtja e Tunelit të Llogarasë, tjetër kosto e fshehur për shqiptarët, shembulli i korrupsionit dhe keqqeverisjes

37
0

Zëdhënësja për Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli ka dalë më një deklaratë shtypi gjatë ditës së sotme për të ridenoncuar aferën e Tunelit të Llogarasë.

 Deklarata e plotë zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Të nderuar qytetarë,

Dhjetëra denoncime dhe kallëzimi penal i Partisë Demokratike për tunelin e personalizuar të Llogarasë vazhdojnë të mos kenë asnjë pasojë ligjore.

As për Edi Ramën

As për Belinda Ballukun.

Por koha tregoi se opozita kishte të drejtë.

Shqiptarët po vidhen.

Shqipëria trajtohet si pronë personale e Edi Ramës.

Tenderët janë të stisur.

Fondet publike shkojnë në xhepat e pushtetit dhe klientëve të tij.

Kush tha se tuneli i Llogarasë kushtoi vetëm 200 milionë euro për ndërtim dhe 2 milionë euro për supervizim.

Fatura nuk mbaron këtu.

ImageImage

Më 23 maj 2025, Autoriteti Rrugor Shqiptar lidh një kontratë 4-vjeçare me ‘Gjoka Konstruksion’ dhe ‘4 AM’ sh.p.k.

Objekti: mirëmbajtja dhe operimi i Tunelit të Llogarasë.

Vlera: 2.7 milionë euro.

Pa llogaritur supervizimin.

Dhe sot, çfarë shohim?

Një tunel që u ka kushtuar shqiptarëve rreth 204 milionë euro.

Një tunel për të cilin qytetarët do të paguajnë nga 100 deri në 5 mijë lekë për çdo kalim.

Dhe një tunel që … rrjedh ujë.

Ky është realiteti i veprave të Edi Ramës.

Mbikëqyrja e punimeve iu besua ‘Net Group’ sh.p.k., kompani e lidhur me ish-drejtorin e ARRSH-së, Evis Berberin, dhe me ‘Hill International’.

Mesa duket, supervizimi nuk ka ekzistuar realisht.

Por pagesat kanë ekzistuar, dhe kanë qenë të majme.

Sipas dëshmive publike të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, Hill International ka mbuluar shpenzimet  për akomodime në hotele të Edi Ramës, Belinda Ballukut dhe Delina Ibrahimaj.

Ky është modeli i qeverisjes.

Vepra publike për xhepa privatë.

Partia Demokratike kërkon drejtësi.

Kërkon që drejtësia të provojë se nuk është nën urdhrat e Edi Ramës.

Dhe drejtësia fillon aty ku duhet:

me përgjegjësit e këtyre megaskandaleve,

me Edi Ramën në krye.

Faleminderit.