Ballina Aktualitet E ngarkuara me punë e SHBA-ve takim ‘kokë më kokë’ me kryetaren...

E ngarkuara me punë e SHBA-ve takim ‘kokë më kokë’ me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, ja fokusi i diskutimeve

39
0

E ngarkuara me Punë e SHBA-ve në Tiranë ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kryetaren e re të Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papjorgji.

Më një njoftim për mediat Nancy Van Horn ka shprehur mbështetjen për institucionet e drejtësisë, teksa i ka paraqitur kryetares së Kushtetuese prioritetet e Presidentit Donald Trump.

Në njoftim theksohet se prioritet janë çmontimi i rrjeteve të narkotrafikut dhe krijimi i kushteve të barabarta për bizneset amerikane.

Ndërkohë që për Gjykatën Kushtetuese ka theksuar se ka një rol të rëndësishëm për garantimin e drejtësisë për qytetarët e Shqipërisë, në mënyrë që të vendosë para përgjegjësisë ata që shkelin ligjin. Po ashtu GJK sipas Van Horn ka një rol të rëndësishëm në ruajtjen e sistemit ligjor dhe të drejtën.

“Sot, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn përgëzoi Kryetaren e sapoemëruar të Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji, dhe diskutoi se si mbështetja e kahershme e SHBA-së për institucionet e shtetit të së drejtës në Shqipëri çon përpara prioritetet e Presidentit Trump: çmontimin e rrjeteve të narkotrafikut dhe krijimin e kushteve të barabarta për bizneset amerikane. Gjykata Kushtetuese luan një rol të rëndësishëm në garantimin e drejtësisë për qytetarët e Shqipërisë, në vënien para përgjegjësisë të atyre që shkelin ligjin dhe në ruajtjen e një sistemi ligjor të drejtë, në mënyrë që bizneset amerikane të mund të lulëzojnë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Tiranë.