Qeveria nuk do të kompesojë praktikisht asgjë për familjet e përmbytura nga korrupsioni në infrastrukturë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama njoftoi se qeveria do të kompesojë 500 milionë lekë ose 5 milionë euro për qytetarët e përmbytur, pavarësisht se dëmet nga vërshimi i ujit vlerësohen disa fish më të larta.
Në postimin e tij Rama shkruan:
Fondet e parashikuara për mbrojtjen civile synojnë rritjen e sigurisë përballë fatkeqësive natyrore, garantimin e kompensimit për qytetarët e prekur, si dhe forcimin e masave parandaluese për reduktimin e rreziqeve në të ardhmen:
Fondet e parashikuara për mbrojtjen civile dhe parandalimin e fatkeqësive;
1.5 miliardë lekë për financimin e projekteve për parandalimin e fatkeqësive natyrore
300 milion lekë për financimin e projekteve për digat dhe rezervuarët
1 miliardë lekë në formën e transfertës së kushtëzuar
500 milionë lekë për kompensimin e qytetarëve
500 milionë lekë për investime.








