Ballina Sport Përgjegjësi i gjyqtarëve italian befason për shqiptarin e Kosovës!

Përgjegjësi i gjyqtarëve italian befason për shqiptarin e Kosovës!

20
0

Supersfida e javës në Serie A, mes Interit dhe Napolit nuk kaloi pa polemika.

Bëhet fjalë për penalltinë e akorduar në favor të zikaltërve, ku Çalhanoglu e ktheu në gol.

Andrea De Marko e analizoi situatën në emisionin “Oper VAR”, ku shpjegon rastet e dyshimta të ndeshjeve të fundjavës.

Ai deklaroi se penalltia ishte e saktë dhe se mbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani duhej të ndëshkohej me karton të verdhë.

“Penalltia është absolutisht e saktë.

Është një nga ato incidente të kodifikuara, sepse është një hap i qartë në këmbë.

Mkhitarian parashikon Rrahmanin, i cili në mënyrë të pashmangshme e shkel mbi të.

Arbitri në fushë, ndoshta duke pasur parasysh edhe shpejtësinë e veprimit, nuk e pa, por VAR bëri një punë shumë të mirë duke ndërhyrë dhe duke e bërë arbitrin të shqyrtonte incidentin”.

A i mungon Rrahmanit një karton i verdhë?

“Po flasim për një ndërhyrje të pamatur dhe mbrojtësi i Napolit e meritonte një karton të verdhë”.