Ballina Politika Mjaftoi një shkrim për rikthimin e Bashës, që Berisha të tërbohet dhe...

Mjaftoi një shkrim për rikthimin e Bashës, që Berisha të tërbohet dhe t’ju rikthehet sulmeve!

0
30

Ka mjaftuar vetëm një, shkrim-analizë, ditën e djeshme me titull, “Pse janë tërbuar ramistët dhe berishistët nga Lulzim Basha”, që ramistë dhe berishistë bashkë, në medie dhe rrjetet sociale, të bëhen keq dhe të dalin nga vrimat, njësoj si minjtë kur ju hedh dritën e prozhektorit.

Faktikisht në editorialin e Alfapress.al flitej për një bilanc të gjithë paralajmërimeve dhe parashikimeve për Edi Ramën dhe Sali Berishēn të bëra nga Lulzim Basha ndër vite. Shkruhej se si Rama dhe Berisha kanë përfunduar të izoluar nga SHBA, Britania dhe BE si liderë tē korruptuat, kurse Lulzim Basha edhe pse u bënë bashkë për ta rrënuar politikisht këtu brenda, vazhdo të jetë njē partner dhe bashkëpunētor i besueshēm nē Washington, Londër dhe Bruksel.

Ndaj sot nga “Foltorja” e rradhës në Lezhë, Sali Berisha i tërbuar lëshoi një përrua urrejtjeje dhe shpifjesh kunder Bashës, ndërkohë qe demokratët e shkretë e pyesnin të pashpresë, se pse është katandisur PD në këtë derexhe qē pas rikthimit të tij.

Një kalbësirë e brendshme e kapi PD-në. Një kryetar që ju i dhatë besimit, ditën ishte me ju, natën me Edi Ramën ndante paratë dhe pazaret. Punonte kundër jush” sulmoi Lulzim Bashën kryetari i PD Berisha, familja e të cilit dhe rrethi i ngushtë, janë klientë të mëdhenj përfitimesh nga Edi Rama, ndërkohë që PD-në në zgjedhjet e kaluara e zvogëloj me 250 mijē vota, nga ajo që drejtohej nga Basha në vitin 2025.

Pjesë nga fjala e Sali Berishës:

Miq, po të hyjmë të numërojmë arritjet e të shkuarës janë të shumta, por unë dua t’u them ju se në qoftë se do kishte një emër tjetër, kjo parti, emri i saj do ishte e pamposhtur.

Në qoftë se demokratët do të kishin një emër të dytë, të pamposhtur.

Asgjë nuk na mposhti ne, asgjë nuk e mposhti këtë parti.

Ua thashë edhe njëherë, menduam se e fshinë nga harta politike, jo, përkundrazi, u ngritëm si Feniksi nga hiri.

Në këto vite, ju demokratët, të gjithë demokratët, kaluan kalvarin më të pamerituar, por edhe provën më të madhe të dinjitetit të tyre, provën më të madhe të guximit të tyre.

Një kalbësirë e brendshme e kapi PD-në.

Një kryetar që ju i dhatë besimit, ditën ishte me ju, natën me Edi Ramën ndante paratë dhe pazaret.

Punonte kundër jush, punonte kundër idealeve tuaja, interesave tuaja sepse i tillë ishte Edi Rama në radhë të parë, por edhe ai. Një armik i pluralizmit, bastard, pasardhës i një xhelati që firmoste varjen në litar.

Nga njëra anë hiqej si intelektual, skulptor, nga ana tjetër ulej dhe firmoste varjen e poetëve, varjen e qytetarëve të thjeshtë, krejtësisht të pafajshëm, vetëm si kundërshtarë politikë.

Ky armik i egër i pluralizmit gjeti dobësitë, dhe faktikisht po përpiqej ta rrënonte nga brenda PD-në.

Unë e them këtu, vendimi më i rëndësishëm i jetës tuaj dhe më i vështirë ishte vendimi për të mbështetur në vjeshtën e vitit 2021 Sali Berishën.

Ishte vendimi për të dalë nga fasadë opozita në opozitë të vërtetë.

Por kësaj here, betejën nuk e kishit vetëm me qeverinë shqiptare dhe misionarët e saj në PD.

Ishte me kreun e mafies botërore, që ishte Xhorxh Sorosi.

Ky Karl Marksi i post-marksizmit, armik i egër i PD dhe vlerave demokratike.

Por, edhe njëherë, ju u provuat të pamposhtur me zgjidhjet që bëtë.

Ju zgjodhët interesin kombëtar.

Ju zgjodhët vokacionin perëndimor.

Ju zgjodhët sovranitetin e vendit.

Në kushte kërcënimesh, në kushte mjegullnash të mëdha, ju zgjodhët pluralizmit që themeluat, shpëtimin e tij.

Dhe atë kalvar, atë izolim, besuan se na varrosën 7 pashë nën tokë me izolimin.

Por ja ku jemi sot, shtatë rezoluta në mbështetjen tonë sepse qëndruam./Alfapress.al