Ballina Kronika Konflikt brenda familjes në Gjirokastër, vëllai dhe xhaxhai marrin me forcë në...

Konflikt brenda familjes në Gjirokastër, vëllai dhe xhaxhai marrin me forcë në automjet dhe dhunojnë 30-vjeçaren

30
0

Policia e Gjirokastrës ka nisur procedim penal ndaj katër personave, tre banues në Tiranë dhe një në Këlcyrë, pasi dyshohet se kanë marrë me forcë një grua dhe e kanë dhunuar në banesën e njërit prej tyre.

Njëri prej të dyshuarve dyshohet se kishte dijeni për ngjarjen, por nuk e ka kallëzuar në polici.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. A., 34 vjeç, S. A., 53 vjeç dhe E. M., 51 vjeç, të tre banues në Tiranë, si dhe për shtetasin L. L., 43 vjeç, banues në Këlcyrë, pasi dyshohet se si pasojë e një konflikti në familje, shtetasit A. A., S. A. dhe E. M. kanë marrë me forcë, në automjet, motrën e 34-vjeçarit, njëkohësisht mbesë e 53-vjeçarit.

Më tej, dyshohet se 30-vjeçarja është dhunuar nga vëllai dhe xhaxhai i saj, në banesën e këtij të fundit. Gjithashtu, dyshohet se 43-vjeçari ka patur dijeni për rastin, dhe nuk ka kallëzuar në polici”, thuhet në njoftimin e policisë.