Ballina Politika SHBA pezulloi vizat, Këlliçi sulmon Ramën: Shqipëria në listën e zezë si...

SHBA pezulloi vizat, Këlliçi sulmon Ramën: Shqipëria në listën e zezë si Rusia e Irani, 13 vite qeverisje e çuan në..

34
0

Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka reaguar në lidhje me vendimin e DASH për të ngrirë vizat me Shqipërinë.

Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi thekson se ‘vendimi i fundit i pezullimit të vizave nga SHBA, si mbrojtje nga vendet armike apo ato burim të emigracionit të paligjshëm, e radhit Shqipërinë në një tjetër listë të zezë, kjo falë kreut të narkoshtetit të parë në Europë, Edi Rama’.

‘Në vetëm 1 dekadë, Edi Rama na çoi nga një vend që u anëtarësuam në NATO dhe hoqëm vizat me Europën, në një vend që tashmë partneri ynë kryesor SHBA, na liston mes vendeve jo partnere!’, shkruan Këlliçi.

Postimi i plotë:

Shqipëria nën sanksione nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në radhë me vendet e pazhvilluara.

Vendimi i fundit i pezullimit të vizave nga SHBA, si mbrojtje nga vendet armike apo ato burim të emigracionit të paligjshëm, e radhit Shqipërinë në një tjetër listë të zezë, kjo falë kreut të narkoshtetit të parë në Europë, Edi Rama.

Politikat shpopulluese, shkombëtarizuese, kriminalizuese dhe lidhjet me narkotrafikun të Edi Ramës në 13 vite kanë prodhuar këtë realitet, që Shqipëria të vendoset në të njëjtin plan me vendet armiqësore si Rusia e Irani apo ato me institucione të dështuara dhe shtet inekzistent.

Në vetëm 1 dekadë, Edi Rama na çoi nga një vend që u anëtarësuam në NATO dhe hoqëm vizat me Europën, në një vend që tashmë partneri ynë kryesor SHBA, na liston mes vendeve jo partnere…!!!

Kjo është tradhëti kombëtare.