Ballina Politika “Qeveria, organizatë kriminale që vjedh qytetarët”, Berisha: Shqipëria u dogj dhe u...

“Qeveria, organizatë kriminale që vjedh qytetarët”, Berisha: Shqipëria u dogj dhe u përmbyt, satelitët e Peleshit i verboi korrupsioni

45
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kritikuar qeverinë gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së, duke u ndalur në situatën e rëndë në të cilën ndodhet vendi, si pasojë e përmbytjeve të fundit dhe zjarreve që kanë përfshirë më herët Shqipërinë.

Berisha u shpreh se viti i ri ka nisur me pritshmëri të mëdha nga qytetarët shqiptarë dhe nga partnerët ndërkombëtarë për një zgjidhje përfundimtare të krizës politike dhe institucionale në vend. Sipas tij, Shqipëria, ndonëse anëtare e NATO-s dhe me pretendime për integrim në Bashkimin Evropian, drejtohet nga një qeveri e papërgjegjshme dhe e zhytur në korrupsion.

Duke iu referuar përmbytjeve, kreu i PD-së tha se zona të shumta të vendit, nga Gjirokastra në Shkodër dhe veçanërisht qarku i Durrësit, u përballën me përmbytje të përmasave të papara ndonjëherë. Ai akuzoi qeverinë se, ndërkohë që mijëra banesa përmbyteshin, drejtuesit shtetërorë vijonin udhëtimet dhe aktivitetet festive.

“Nisim një vit ku të gjithë shqiptarët dhe miqtë e Shqipërisë presin nga PD dhe opozita shqiptare zgjidhjen e situatës dramatike në Shqipëri. Zgjidhjen përfundimtare të kësaj situate e cila si në asnjë vend tjetër, një vend anëtar i NATO-s, pretendon se po ecën drejt BE-së, faktohet para qytetarëve dhe mbarë botës një klikë e pa përgjegjshme, një organizatë kriminale që vjedh ditë e natë qytetarët e saj.
Shqiptarët e nisën këtë vit në shumë zona të vendit nga Gjirokastra në Shkodër, por veçanërisht në qarkun e Durrësit në një përmbytje të përmasave të papara ndonjëherë.
Në ujërat që përmbytën mijëra banesa nga veriu në jug, u përmbyt gjithashtu morali i kalbur i kësaj qeverie. Shqiptarët panë se vijohej ahengu, udhëtimet, ndërkohë që ujërat shtoheshin çdo ditë në shtëpitë e tyre.
Shqiptarët panë më sytë e tyre shkaqet e vërteta të kësaj drame që pësuan.
Çdo vend ka një infrastrukturë kundër përmbytjeve dhe në ligjin e sigurisë kombëtare, emergjenca ndaj fatkeqësive natyrore ka një përparësi absolute.
Shqipëria u dogj si asnjë tjetër në historinë e saj, satelitët e Peleshit mbushën xhepat e Ramës. Satelitët i verboi korrupsioni”, tha ai.