Prej 3 ditësh në spitalin Onkologjik nuk bëhën rrezet për personat të cilët vuajnë nga kanceri. Sipas gazetarit Osman Stafa, prej 3 ditësh 2 akserelatorët e vetëm që ndodhen në atë spital, nuk punojnë. Kjo për shkak se njërit prej bunkërëve i është prishur dera, dhe tjetri ka probleme me funksionalitetin.
Sipas gazetarit janë rreth 100 pacientë në ditë që shkojnë në spitalin Onkologjik për të bërë radioterapi (rreze), siç e parashikon edhe protokolli.
2 pacientë të cilët folën për News24 dhe Balkanweb, thanë se ndodhen në një situatë të vështirë, për shkak se lufta e tyre ndaj kancerit është ndalur.
Gazetari: Ti ke ardhur sot këtu për të bërë rrezet?
Pacientja: Erdha dje, aparati I prishur. Erdha sot, aparati I prishur. Edhe sa do vuaj unë, paguaj makinë, të më marrë, të më çoj, për të bërë një rreze. I lutem Kryeministrit të vërë dorë, sepse ne po luftojmë për jetën.
Doktori thotë që nëse nuk I bëj rrezet, s’do këtë efektin e duhur. Nuk e mendoja se do të vija në Onkologjik, ma pruri Zoti, por të paktën të na ndihmoj robi. I lutem Kryeministrit, se erdhi para 10-15 ditësh në Onkologjik për të na parë, të na bëj një spital të ri, sepse ne po bëjmë luftë me jetën tonë.
Do kthehem në shtëpi, e nesër do të vi prap. Do vi sepse nuk kam çfarë të bëj. Do luftoj që të rroj, aq sa të ma japë Zoti.
E njëjta situatë është edhe për një zotëri nga Malësia e Madhe, i cili shprehet se prej 3 ditësh nuk po bën rreze, pasi i thonë se pajisja është e prishur.
“Jam prej Malësisë së Madhe, kam ardhur të bëj rreze, dhe më thonë që s’punon. Bëj përgjegjës qeverinë. Jemi të mbaruar kështu.







