Ballina Lifestyle Do të kishte një rol kyç në festival, Conchita Wurst i jep...

Do të kishte një rol kyç në festival, Conchita Wurst i jep ‘lamtumirën’ Eurovisionit!

49
0

Conchita Wurst pritej të kishte një rol kyç majin e ardhshëm në Eurovision Song Contest. Por në deklaratën e saj, të cilën e ka nënshkruar me emrin “Tom”, thotë:

“Eurovision Song Contest formësoi jetën time. Ishte skena, shtëpia, trampolina ime dhe një kapitull për të cilin jam thellësisht mirënjohës. Si artist, ndryshimi është konstantja ime më e madhe. Prej këtij momenti, tërhiqem nga konteksti i Eurovision. Po eci pëprara për t’u përqendruar më tepër në projekte të tjera profesionale dhe për t’i lënë gjërat të përparojnë. Lidhja ime me ESC mbetet, si pjesë e historisë sime, jo si vendi i hapave të mi të ardhshëm. Vendimi im është personal dhe nuk do ta komentoj më tej. Me dashuri, Tom.”

Vendimi është i habitshëm pasi Wurst është përfshirë herë pas here në konkurs duke performuar apo prezantuar. Njoftimi, edhe pse nuk e përmend drejtpërdrejt, vjen në një moment kur Eurovision përballet me bojkotin nga disa shtete.

Conchita Wurst është një prej fituesit më ikonikë të Eurovision që ia doli të depërtonte në zemrat e fansave me “Rise Like A Phoenix.”

Ndërkohë kujtojmë se është hedhur shorti i gjysmëfinaleve. E para do të mbahet më 12 maj, kurse nata e dytë kur do të performojë Shqipëria, më 14. Finalja e madhe do të jetë më 16 maj.