Ballina Politika Rama: Integrimi në BE do të vështirësohet, por rruga e Shqipërisë është...

Rama: Integrimi në BE do të vështirësohet, por rruga e Shqipërisë është e pandalshme

36
0

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se procesi i integrimit europian të Shqipërisë do të vijë duke u vështirësuar, për shkak të volumit të madh legjislativ që duhet të miratohet, por ka theksuar se shumica qeverisëse dhe Partia Socialiste nuk do të ndalen në këtë rrugë. Gjatë podkastit “Flasim”, Rama u shpreh se procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian ndodhet në një fazë që kërkon punë intensive dhe përkushtim maksimal nga institucionet dhe Grupi Parlamentar i PS.

“Për shumicën qeverisëse duhet të jetë e qartë se procesi do të vijë duke u vështirësuar, pasi ka një volum legjislativ që kurrë më parë nuk ka kaluar filtrin vendimmarrës. Por jam besimplotë dhe i bindur se Grupi Parlamentar do të jetë në lartësinë e kësaj sfide”, tha Rama.

Kryeministri theksoi gjithashtu rëndësinë e rritjes së komunikimit me mbështetësit e PS dhe përballjes me atë që ai e cilësoi si “front i gjerë dezinformimi”.

“Është e rëndësishme të rrisim komunikimin me mbështetësit tanë dhe betejën me dezinformimin në të gjitha ‘tenxheret’ që gurgullojnë ditë e natë. Por rruga drejt BE do të jetë e pandalur”, u shpreh ai.

Në këtë kontekst, Rama nënvizoi edhe rëndësinë e bashkëpunimit strategjik me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Italinë, duke e cilësuar atë si një avantazh për Shqipërinë.

“Një moment i rëndësishëm u shënua gjatë vizitës sonë në Emiratet e Bashkuara. Kam qenë shumë krenar kur kam folur për bashkëpunimin mes Emirateve, Shqipërisë dhe Italisë, ku vendi ynë ka një rol kyç në krijimin e kapaciteteve të gjenerimit, duke i dhënë Shqipërisë një avantazh strategjik”, tha Kryeministri.