Pas 12 vitesh moratorium, ligji i ri për gjuetinë ndryshon thelbësisht mënyrën e menaxhimit, duke zhvendosur kompetencat nga pushteti qendror te njësitë vendore, me arsyetimin e afërsisë me territorin dhe mundësisë për kontrolle më të shpeshta në zonat e gjuetisë.
Megjithatë, eksperti i mjedisit Erald Xeka shprehet skeptik për zbatimin në nivel vendor.
Eksperti vlerëson si risi pozitive ndalimin e gjuetisë turistike, duke kujtuar se dëmet më të mëdha në faunë janë shkaktuar nga gjuetarët e huaj.
Ligji parashikon gjithashtu dhënien me qira të zonave të gjuetisë.
Në fokus mbetet edhe testimi i gjuetarëve, të cilët duhet të jenë mbi 25 vjeç dhe të kalojnë një test me minimumi 70%.
Ndërkohë, tarifat për gjahun e vrarë do të përcaktohen me akte nënligjore dhe do të kontrollohen nga menaxherët e zonave.
Hapja e gjuetisë nuk do të jetë automatike, por do të bëhet vetëm me urdhër të ministrit përgjegjës për mjedisin, të publikuar zyrtarisht.







