Dëshmitarët ishin thirrur për të treguar se çfarë kishte ndodhur gjatë vrasjes në 1997 të Ardian dhe Majlinda Gjergji, kjo e fundit motra e Valbona Prengës.
Të dy ata konsiderohen dëshmitarë okularë mbasi janë shprehur se panë Gjovalin Lesin duke qëlluar me armë zjarri ndaj dy shtetasve.
Por ndryshe nga çfarë kishin rrëfyer në atë kohë, në gjykatën lokale të dy bashkëshortët këmbëngulën se nuk kishin qenë prezentë në ngjarje dhe nuk dinin gjë.
Sipas të dhënave gjyqësore i akuzuari Gjovalin Lesi, i dënuar në mungesë me burg të përjetshëm iu dorëzua Shqipërisë vitin e kaluar, dhe për këtë shkak vendimi po rishikohet.
Ai akuzohet se gjatë një konflikti vrau me armë zjarri motrën dhe kunatin. Bashkëshortët Prenga të dyshuar për dëshmi të rreme, kishin marrë masë ndalimi për të dalë jashtë vendit nga gjykata lokale, por ata kërkuan të vendosej garanci pasurore mbasi jetojnë në Greqi dhe gruaja mbahej nën trajtim mjekësor në këtë shtet
Gjykata nuk ka marre parasysh vetëm rrethanat shëndetësore por edhe te tjera.
Si argument gjykata pranon lehtësimin e masës për faktin se çiftit nuk duhet ti cenohet jetesa normale në shtetin grek përsa kohë vepra për të cilën po hetohen nuk është e rëndë.







