Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, akuzoi evropianët të martën për mosrezistencë të mjaftueshme ndaj kërkesave të presidentit të SHBA, Donald Trump lidhur me Groenlandën.
Newsom, i cili konsiderohet si një nga favoritët midis demokratëve për nominimin presidencial të vitit 2028, u tha gazetarëve në Forumin Ekonomik Botëror të martën se evropianët po “manipulohen” nga Trump dhe se përpjekjet e tyre për të negociuar me të “nuk janë diplomaci, janë absurditet”.
“Është koha që ata të ngrihen në lartësinë e situatës dhe të bëhen seriozë”, tha ai, duke shtuar me një ton të fortë:
“Nuk e duroj dot këtë qëndrim bashkëfajësie. Njerëz që po dorëzohen. Duhet të kisha sjellë mbrojtëse gjunjësh për të gjithë udhëheqësit botërorë… kjo është e mjerueshme”.







