Kreu i PDK Nard Ndoka ka dhënë një koment për Bordin e Paqes dhe për ftesën që Presidenti Donald Trump i bëri Shqipërisë për të qenë pjesë e tij.
Ndoka u shpreh se ftesa e Trump ishte institucionale, jo për Ramën si individ.
“Ftesa e Trump ishte institucionale, për Kryeministrin e Shqipërisë, jo për Edi Ramën si individ”, tha Ndoka.
Kreu i PDK-së nuk kurseu as ironitë duke u shprehur se Rama u ftua si kryeministër por zgjodhi të sillej si dado.
Sipas Ndokës, zgjedhja e tij ishte personale por dhe një justifikim politik që do mbahet mend më shumë se vetë ftesa.
“Ironia është se u ftua si Kryeministër i një shteti, por zgjodhi të sillet si dado. Trump e thirri për politikë, Rama zgjodhi të mbajë vajzën. Një e drejtë personale, sigurisht, por edhe një justifikim politik që do mbahet mend më shumë se vetë ftesa”, deklaroi Ndoka.







