Ballina Aktualitet “Prokurorët e SPAK kanë prova”- Gazetarja Llabani: Balluku ka takuar familjarë të...

“Prokurorët e SPAK kanë prova”- Gazetarja Llabani: Balluku ka takuar familjarë të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese!

24
0

Gazetarja Anduena Llabani, e ftuar në studion e “News24”, deklaroi se vijimi i detyrës nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku përbën një rrezik potencial për ushtrimin e presionit mbi personat që kanë në dorë shqyrtimin e çështjes së saj.

Duke iu referuar qëndrimeve të SPAK, Llabani tha se ekzistojnë prova që Balluku ka pasur kontakte me persona të afërt ose familjarë të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, me qëllim ndikimin në vendimmarrje në favor të saj.

Sipas gazetares, prokurorët kanë ngritur shqetësimin se pozicioni që Balluku mban aktualisht në qeveri i jep asaj mundësi për të ushtruar ndikim, çka e bën të konsiderohet si rrezik potencial për kryerjen e veprave të tjera penale.

“Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese janë në hetim. Nuk mund të them se janë prishur prova, por kjo është nënkuptuar nga prokurorët e çështjes. Edhe sipas qëndrimit të SPAK, ushtrimi i detyrës nga Balluku e mban atë në një pozicion rreziku”, u shpreh Llabani.

Ajo shtoi se, pavarësisht vonesave në vendimmarrje, prokurorët disponojnë të dhëna sipas të cilave janë kryer tentativa për të ndikuar te anëtarë të Gjykatës Kushtetuese përmes personave të tretë.

Anduena Llabani: Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese janë në hetim. Nuk di të them që janë prishur prova, por këtë e kanë nënkuptuar prokurorët e çështjes. I referohem fjalës së prokurores Dorina Bejko, e cila thotë se me ushtrimin e detyrës në funksionin që ka, Belinda Balluku vazhdon të jetë rrezik potencial për kryerjen e veprave të tjera penale.

Sa i takon informacioneve se Belinda Balluku ka kapur anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, ndërkohë që Kuvendi dhe gjykata marrin kohë për të vendosur, ky është një fakt që prokurorët e çështjes e kanë. Edhe pse jam e bindur se Kushtetuesja e ka marrë vendimin ndaj Ballukut, sot që flasim prokurorët e SPAK kanë prova se Balluku ka takuar persona shumë pranë, apo familjarë të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, për të ndërhyrë në vendimin në favor të saj.