Ballina Politika “Vdekje a liri”, Blushi: Balluku me 300 apartamente, të rinjtë s’blejnë dot...

“Vdekje a liri”, Blushi: Balluku me 300 apartamente, të rinjtë s’blejnë dot asnjë shtëpi

33
0

Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në fjalën e tij para kryeministrisë ku ishte pjesë e protestës së opozitës tha se liria fitohet me guxim dhe kurajë.

Ai tha se të rinjtë nuk blejnë dot një shtëpi, ndërsa Belinda Balluku ka 300 apartamente.

Para mbështetësve opozitare, Tedi Blushi deklaroi se “opozita duhet ti prijë sakrificës së çdo qytetari”.

“Liria fitohet me guxim, kurajë dhe përballje. Zemërimin tuaj nuk e ndal askush. Bashkimi ynë sot po trondit regjimin, çdo narkopolic, çdo strukturë kriminale që Rama ka krijuar për tu mbrojtur nga zemërimi juaj. A vdekje a liri, ky është misioni ynë. Kjo është e vetmja rrugë për shpëtimin e Shqipërisë

Edhe sa duhet ti durojmë këta banditë? Të rinjtë që nuk blejmë një shtëpi, por që shohin Belinda Ballukun me 300 apartamente meritojnë një rrugëzgjidhje nga ne”, tha Blushi.