Duke folur nga selia e PD-së, kryedemokrati Sali Berisha i është drejtuar Edi Ramës, se nuk do të gjejë vrimë miu ku të futet.
‘Të mbledhur nga Tirana dhe mbarë Shqipëria, në një protestë në të cilën dhanë mesazhin më të fuqishëm Edi Ramës.
Mesazhi ishte e thjeshtë: vrimën e miut nuk do ta gjesh më’, u shpreh lideri i opozitës, Sali Berisha.
Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:
Së pari, mirënjohje të pakufishme guximtarëve, demokrateve e demokratëve, protestuesve, qytetarëve që sot në protestën më të fuqishme, lebetitën regjimin e urryer të Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Lebetitën narkodiktatorin.
Është kryekriminel.
Kreun e organizatës kriminale.
Të mbledhur nga Tirana dhe mbarë Shqipëria, në një protestë në të cilën dhanë mesazhin më të fuqishëm Edi Ramës.
Mesazhi ishte e thjeshtë: vrimën e miut nuk do ta gjesh më.
Ia thashë dje, në rast se je burrë, qëndro në zyrë.
Por as në zyrë nuk ishte, por në tunelet e Surrelit ishte futur.







