Ballina Ekonomia Malaj: Rivlerësimi i pronave nis në shkurt, së shpejti aktet nënligjore

Malaj: Rivlerësimi i pronave nis në shkurt, së shpejti aktet nënligjore

40
0

Rivlerësimi i pronave do të nisë në muajin shkurt, bëri me dije ministri Petrit Malaj. Ai tha se shumë shpejt do të miratohen dhe udhëzimet përkatëse me qëllim që të nisë procesi i rivlerësimit.

“Ky ligj ka hyrë në fuqi më datë 22 janar dhe udhëzimet që shoqërojnë pritet të miratojmë shumë shpejt, brenda gjysmës së parë të muajit shkurt do kemi udhëzimet përkatëse që të vijohet me procesion rivlerësimit”, tha Malaj.

Për rivlerësimin e pronave të paluajtshme propozohet që tatimi të jetë 5%, nga 15% që paguhet aktualisht nëse shet pronën. Tatimi paguhet për diferencën e vlerës mes asaj të regjistruar në kadastër dhe asaj me të cilën shitet.