Ballina Politika Bojkot në Knesset gjatë fjalimit të Edi Ramës: Deputetë arabë refuzojnë seancën,...

Bojkot në Knesset gjatë fjalimit të Edi Ramës: Deputetë arabë refuzojnë seancën, ndërsa kryeministri falënderon Izraelin për “respekt të veçantë” ndaj Shqipërisë

50
0

Vizita e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Izrael u shoqërua me bojkot dhe protesta në Knesset, ku deputetë arabë nga tre parti politike vendosën të mos marrin pjesë në seancën speciale të organizuar në nder të tij.

Sipas burimeve nga partitë arabe, qëndrimi i tyre ishte një akt politik i qëllimshëm.
Një burim u shpreh për kryeministrin shqiptar:
“Le të mjaftohet me praninë e ‘Otzma Yehudit’ dhe ‘Sionizmit Fetar’.”

Ndërkohë, gjatë fjalës së tij në Parlamentin izraelit, Rama u shpreh se ndihej i nderuar dhe i emocionuar nga pritja, duke vënë theksin te marrëdhëniet historike mes Shqipërisë dhe popullit hebre.

“Qëndroj në një foltore ku shumë të ftuar të tjerë kanë qëndruar para meje. Më duhet të rrëfehem se e kam të vështirë të besoj që meritoj një pritje të tillë. Por jam i sigurt se Shqipëria që unë përfaqësoj me krenari dhe njerëzit e kombit tim, si pak të tjerë që bënë për popullin hebre, duhet të gëzojnë respekt nga shteti i Izraelit,” tha Rama.

Ai shtoi se fjalimi i tij në Knesset ishte edhe një provë personale:
“E dija që do të ishte edhe një test të folurit tim këtu. Po flas para një nga pesë njerëzit me aftësitë më të mëdha në botë. Falënderime më të përzemërta për fjalët që keni shprehur ndaj Shqipërisë. Mirënjohja ime më e thellë që më pritët sot këtu. Nuk mund të isha më mirënjohës se kaq.”

Vizita e Ramës në Izrael vjen në një kontekst të ndjeshëm politik dhe diplomatik, mes kritikave ndërkombëtare për luftën në Gaza dhe ndarjeve të forta brenda vetë skenës politike izraelite.