Ballina Bota Sulm me armë në stadium/ Të paktën 11 të vrarë dhe 12...

Sulm me armë në stadium/ Të paktën 11 të vrarë dhe 12 të plagosur

29
0

Një sulm me armë në një stadium në Meksikë la të paktën 11 të vrarë dhe 12 të plagosur, thanë autoritetet lokale.

Sulmi ndodhi pas një ndeshjeje në qytetin Salamanca, në shtetin qendror të Guanajuato, ku një grup i armatosur hapi zjarr ndaj spektatorëve dhe lojtarëve.

Dhjetë persona humbën jetën menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa një i plagosur ndërroi jetë më vonë në spital. Midis të plagosurve janë një grua dhe një fëmijë.

Autoritetet lokale dhe prokuroria e shtetit thanë se po hetojnë ngjarjen dhe po bashkëpunojnë me autoritete federale për të forcuar sigurinë.

Kryebashkiaku i qytetit përshkroi sulmin si pjesë të një valë krimi dhe dhune në zonë dhe bëri apel për ndihmë nga qeveria qendrore për të kontrolluar konfliktet mes bandave kriminale që kanë rritur nivelet e vrasjeve në rajon.