Ballina Kronika DURRES/ Policia pranga dhe procedime për vepra ndryshme penale, dhune familje, drejtim...

DURRES/ Policia pranga dhe procedime për vepra ndryshme penale, dhune familje, drejtim automjeti dehur

48
0

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve ekzekutuan vendimin e Gjykatës, për vënien në pranga të shtetasit S. D., 36 vjeç, banues në Durrës, të cilit i duhet të vuajë 9 muaj dhe 16 ditë burgim, nga dënimi i marrë për trafikim të lëndëve narkotike.

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
-B. R., 27 vjeç, banues në Durrës, pasi rreth orës 22:30 të datës 26.01.2026, me automjetin që drejtonte në aksin rrugor “Shijak–Katund Sukth”, ka përplasur këmbësorin, shtetasin G. M., 73 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën;
-S. K., 42 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-S. B., 40 vjeç, banues në Durrës, pasi automjeti që drejtonte në gjendje të dehur, në lagjen nr. 14, është përplasur me një automjet. Nga aksidenti pati vetëm dëme materiale.

Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 17-vjeçar, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi motomjetin që drejtonte në fshatin Gjepalaj, dhe si pasojë, motomjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti u dëmtua lehtë, pasagjeri në motomjet, shtetasi P. G..

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manëz arrestuan në flagrancë shtetasin Z. B., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-Xh. Ç., 58 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij;
-Xh. K., 18 vjeçe dhe për një 17-vjeçare, të dyja banuese në Rrogozhinë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht, me njëra-tjetrën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.