Në Madrid, në radhët e Atletico-s, Julian Alvarez është kthyer në një çështje, kjo pasi “bomberi” argjentinas po kalon periudhën më të vështirë. Mungesave e golave këtë sezon ka bërë që në Madrid të reflektojnë seriozisht për largimin e Alvarez. Në Spanjë, mediat flasin me bindje se Julian Alvarez është kthyer në objektin kryesor të Barcelonës, me Hansi Flick që sheh tek Alvarez zëvendësuesin ideal të Robert Lewandowski-t.
Për të arritur tek Alvarez, Barçës i duhen minimalisht 80 milionë euro për të blerë kartonin e tij, një shifër jo e vogël duke pasur parasysh problemet e theksuara financiare që ka klubi blaugrana. Pavarësisht këtij fakti, bordi drejtues i Barcelonës ka dhënë lejen për të negociuar me Alvarez në fund të këtij viti, në verë, por më parë duhet të lirohen nga Robert Lewandowski, më saktë nga paga e tij shumë e lartë. Për “bomberin” polak ka oferta konkrete nga MLS, ndërsa Barça ia ka bërë të qartë se nuk do t’i ofrojnë një kontratë të re.
Jo vetëm Barcelona, interesim për Alvarez kanë shfaqur edhe ekipe të rëndësishme në Premier League, ekipe si Man.United dhe Liverpool, por Alvarez pëlqehet shumë edhe nga Luis Enrique, madje PSG është gati të futet menjëherë në negociata me Atletico Madrid ku ofrojnë para kesh, ose shkëmbim me lojtarë.







