Ballina Aktualitet Gjykata Kushtetuese shtyn vendimin për çështjen “Balluku”

Gjykata Kushtetuese shtyn vendimin për çështjen “Balluku”

0
41

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të marrë më shumë kohë për vendimmarrjen finale lidhur me çështjen e njohur si “Balluku”, duke mos arritur një konkluzion përfundimtar në mbledhjen e zhvilluar në dhomë këshillimi.

Burime bëjnë me dije se trupa gjykuese nuk ka mundur të prodhojë një vendim përfundimtar, çka ka sjellë shtyrjen e shqyrtimit të padisë për një seancë tjetër.

Dy orë mbledhje në dhomë këshillimi nuk mjaftuan për të prodhuar një vendim përfundimtar, duke bërë që kjo padi të rishqyrtohet nga trupa në një ditë tjetër.

Qëndrimi i Gjykatës Kushtetuese pritej me interes, pasi vendimmarrja e saj do të ndikojë edhe në vendimin e Këshillit të Mandateve, i cili të mërkurën ka parashikuar mbledhjen e radhës për shqyrtimin e një kërkese tjetër të SPAK-ut: autorizimin për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

Kjo pasi mazhoranca e shtyu mbledhjen e Këshillit të Mandateve deri në një vendimmarrje nga Gjykata Kushtetuese.