Ballina Lifestyle “Gruaja e jetës sime”/ Urimi romantik që Cristiano Ronaldo i bëri publikisht...

“Gruaja e jetës sime”/ Urimi romantik që Cristiano Ronaldo i bëri publikisht Georginës

30
0

Futbollisti i njohur, Cristiano Ronaldo, ka shprehur dashurinë e tij për partneren e tij, Georgina Rodriguez, duke e uruar për ditëlindje në një mënyrë të ngrohtë dhe romantike.

Ylli i futbollit ka publikuar në Instagram një foto të çiftit, ku shkruan:

“Gëzuar ditëlindjen gruas së jetës sime!”
Mesazhi ka emocionuar ndjekësit e tij, të cilët kanë shpërthyer me pëlqime dhe komente pozitive, duke i uruar Georginës gjithashtu një ditëlindje të mrekullueshme.

Çifti është i njohur për lidhjen e fortë dhe momentet e bukura familjare që ndan me publikun, përfshirë fotografitë me fëmijët e tyre. Ky urim vjen në një periudhë të rëndësishme për çiftin, pasi pritet që ata të martohen gjatë vitit 2026.

Megjithatë, data e martesës ende nuk është bërë e ditur, duke e lënë publikun dhe fansat e çiftit të presin me padurim këtë ngjarje të madhe.