Ballina Sport Tottenham dhe Crystal Palace në garë për Zirkzeen

Tottenham dhe Crystal Palace në garë për Zirkzeen

26
0

Dy klubet anglez, Tottenham dhe Crystal Palace raportohet se janë të interesuara për sulmuesin holandez Joshua Zirkzee, teksa të dy klubet kërkojnë të zgjidhin problemet e tyre në repartin ofensiv.

Zirkzee ka munguar në dy ndeshjet e para nën drejtimin e përkohshëm të trajnerit të Manchester United, Michael Carrick, për shkak të një problemi muskulor.

Sulmuesi pritet të jetë i gatshëm për t’u aktivizuar gjatë dy javëve në vijim, por kur rikthehet nuk pritet të nisë si titullar, pasi te United ai përdoret shpesh si zëvendësues i fuqishëm.

Ndërkohë, skuadra e Manchester United po shfaqet në formë të mirë pa Zirkzee, duke mundur Manchester City dhe Arsenal që nga marrja e detyrës nga Carrick.

sipas ‘GIVEMESPORT’, rivalët e Premier League janë gati të nënshkruajnë me sulmuesin holandez.