Ballina Politika Adriatik Lapaj nga Lezha: Të çohemi kundër barbarisë se nuk kemi gjë...

Adriatik Lapaj nga Lezha: Të çohemi kundër barbarisë se nuk kemi gjë në terezi

24
0

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj zhvilloi një takim me strukturat e partisë në Lezhë.

Lapaj bëri thirrje për pjesëmarrje masive në protestën që forca politike që ai drejton, do të organizojë më 31 janar përballë Kryeministrisë.

“Sot kërkoj nga ju, të çohemi në këmbë përballë kësaj barbarie që po ndodh, përballë atyre që po na vrasin shpresën përfundimisht.

Nuk është e lehtë kjo që po bëjmë, por është domosdoshmëri. Të përballemi me ta është nevojë, nuk është zgjedhje më. Shkollat po ngelen pa nxënës.

Këtu familjet po ngelen pa fëmijë, fushat po ngelen të papunuara. Shqipëria nuk është thjesht resortet e 5 vetave. Të gjithë e dimë që këta vjedhin.”, theksoi ai.