Ballina Kosovë Ekzekutimi i Liridona Ademajt/ Naim Murseli rrëfen versionin e tij në seancë:...

Ekzekutimi i Liridona Ademajt/ Naim Murseli rrëfen versionin e tij në seancë: Betohem për dy fëmijët e mi se nuk kam qenë në makinë kur është vrarë

44
0

Në seancën për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli ka rrëfyer versionin e tij. Ai ka thënë se nuk ka bërë asnjë marrëveshje për të vrarë bashkëshorten e tij Liridona Ademaj.

“Nuk kishte asnjë marrëveshje për të vrarë Liridonën”, ka thënë ai.

Gjithashtu ai ka theksuar se në momentin e vrasjes ai dhe fëmijët nuk ishin në makinë.

“Ju betohem në dy fëmijët e mi që nuk kam qenë në makinë kur është vra Liridona Ademaj, as unë as fëmijët, kam qenë së paku 20 metra larg. Me Liridonën jemi fejuar në vitin 2010 dhe jemi martuar më 11 dhjetor 2011, që i bie kom pasë 12 vite martesë me Liridonën dhe si rezultat i asaj martese kemi dy fëmijë, dhe marrëdhënia ime me Liridonën ka qenë shumë e mirë, e lumtur. Liridona ka qenë një grua e mrekullueshme, një nënë e përkushtuar dhe një bashkëshorte e devotshme. Ne kemi jetuar në Suedi ku Liridona pas 3 vitesh qëndrim, është bërë edhe shtetase suedeze, pra si pasojë e martesës sonë”, ka thënë ai.

Gjyqi ndaj tre të akuzuarve, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, të dyshuar për planifikimin dhe kryerjen e vrasjes së Liridona Ademajt, ka përfunduar.

Seanca u mbajt në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndërsa ajo e radhës është caktuar për 11 shkurt.