Ballina Aktualitet Skandali i rikonstruksionit të Komisariateve/ SPAK kërkon deri 11 vite burg për...

Skandali i rikonstruksionit të Komisariateve/ SPAK kërkon deri 11 vite burg për 15 ish-zyrtarët e Ministrisë së Brendshme

28
0

SPAK ka dhënë pretencën për ish-zyrtarët e Ministrisë së Brendshme, të cilët akuzohen për shkelje procedurash dhe falsifikim dokumentesh në tenderat për rikonstruksionin e katër komisariateve,Vlorë, Tiranë (nr. 4), Pogradec dhe Mirditë.

Prokuroria kërkoi në total 11 vite e 3 muaj burg për 15 të pandehurit, ndërsa për ish-zyrtarët, nëse gjykohen vetëm ata me procedurë të shkurtuar, dënimet do të ulen.

Për 9 ish-zyrtarë, SPAK kërkoi 9 muaj burg, të cilët do të ulen në 6 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar. Për disa prej tyre, dënimi i pezulluar parashikon që të qëndrojnë në shërbim prove për një vit.

Për gratë e përfshira në dosje, SPAK ka kërkuar që ato të mos shkojnë në burg edhe nëse shpallen fajtore. Për burrat, përfshirë Blendi Kovin, është kërkuar 9 muaj burg, i cili ulet në 6 muaj nga gjykimi i shkurtuar.

Prokurorja Dorina Bejko kërkoi gjithashtu heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vjet për të gjithë 15 të pandehurit.

Ndërkohë, çështja ndaj ish-sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme, Plarent Ndreca, është ndarë dhe ai do të gjykohet me procedurë të zakonshme.

Në hetime është marrë në pyetje edhe ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Tenderat për supervizimin e katër komisariateve kapnin një vlerë prej rreth 555 mijë euro, dhe SPAK pretendon se janë kryer shkelje të procedurave për të favorizuar një kompani të caktuar.